HRSystem e bëmë për dyqane dhe pika shitjeje. Punonjësi skanon QR-në kur hyn e kur del, menaxheri e bën planin e javës me disa prekje, pushimet dhe kërkesat miratohen nga telefoni. Në fund të muajit raporti është gati.
Ndryshimet më të mëdha të versionit të fundit. I shtuam sepse na i kërkuan dyqanet që e përdorin çdo ditë.
E re
Plani i turneve
Java e gjithë stafit në një tabelë. E zhvendos personin në turnin tjetër, e kopjon javën e kaluar dhe ruan. Kur një ditë mbetet pa njeri, sistemi të paralajmëron, por vendimi mbetet i yti.
Provoje këtu: kliko një qelizë për ta ndërruar turnin.
Plani është në rregull: çdo ditë ka njerëz në të dy turnet.
E re
Pamja e pikave
Pronari i sheh të gjitha pikat në një faqe: vonesat, mungesat dhe orët shtesë të muajit, krahasuar me muajin e kaluar.
Pika
Vonesa
Mungesa
Orë shtesë
Qendra
12−3
4+1
38−6
Arena
7−5
2±0
21+4
Lagjja e Re
15+2
6−2
44+9
Ky muaj, krahasuar me të kaluarin. Të dhëna shembull.
E re
Limitet i vendos ti
Te Cilësimet pronari vendos rregullat e kompanisë. Sistemi i zbaton te të gjithë dhe askush nuk ka nevojë t’i mbajë mend.
Ditë pushimi vjetor në vit
20
Ditë për një kërkesë
10
Muaj pune para pushimit të parë
6
Me pushim njëkohësisht, për grup dhe rol
1
Ditë pushimi pa pagesë
90
Ndërrime turni në muaj
3
Toleranca e vonesës
5 min
Edhe këto janë të reja
Tri gjuhë
Shqip, anglisht dhe serbisht. Secili zgjedh gjuhën e vet në telefon.
Rregullorja me “Pranoj”
Kur ndryshon rregullorja, secili e lexon dhe e pranon. Ti sheh kush e ka pranuar.
“Kuptova” te njoftimet
Për njoftimet që dalin si dritare sheh kush i ka kuptuar.
Historiku
Çdo ndryshim në sistem: kush e bëri, kur dhe çka ishte më parë.
Toleranca e vonesës
Sa minuta vonesë nuk numërohen, ose pa tolerancë fare.
Ndërrime më të qarta
Forma e ndërrimit tregon turnin tënd dhe të kolegut për atë ditë.
Udhëzim për çdo rol
Te profili, “Si përdoret” shpjegon çka bën secili, hap pas hapi.
Më shumë siguri
Dil nga të gjitha pajisjet me një prekje. Tentimet e gabuara të hyrjes kufizohen.
Si duket sistemi.
Pamje nga versioni 1.0.6, me një kompani të shpikur. Kliko një pamje për ta parë më të madhe.
Çka bën HRSystem.
Gjërat që menaxheri i mbante në fletore, në Excel ose në Viber, tani janë në një vend dhe me të njëjtat rregulla për të gjithë.
Koha
Hyrje dhe dalje me QR
Punonjësi skanon kodin e pikës me telefon. Hyrja, pauza dhe dalja marrin orën e serverit.
Evidenca
Mungesat, vonesat, daljet e hershme dhe orët shtesë të muajit, për çdo punonjës.
Raporte PDF
Raporti i orëve për një punonjës ose për gjithë stafin, gati për printim.
Turnet
Plani i turneveE re
Java e stafit në një tabelë: zhvendos, kopjo javën e kaluar, ruaj.
Rotacioni
Paradite dhe pasdite ndërrohen vetë çdo javë sipas grupit.
Ndërrimet
Punonjësi kërkon ndërrim me kolegun, menaxheri e miraton.
Festat
Festat zyrtare, edhe ato që përsëriten, dalin në kalendar dhe në raport.
Pushimet dhe kërkesat
Pushimet
Vjetor ose pa pagesë, në kalendar. Kërkesat në pritje dalin me të verdhë.
Kërkesat
Ndryshim grupi ose i ditës së pushimit, letër ndërprerjeje me nënshkrim. Karta tregon çka ishte dhe çka bëhet.
LimitetE re
Ditët e pushimit, sa veta njëkohësisht, ndërrimet në muaj: i vendos pronari.
Stafi
Njoftimet
Për të gjithë, për një rol ose për një person, me “Kuptova”.
Vërejtjet
Me shkrim dhe me datën e lëshimit. Punonjësi sheh vetëm të vetat.
Barazimet e arkës
Teprica dhe mungesa e arkës për çdo arkatar.
Pajisjet
Arkat, telefonat dhe terminalet, me dëmet dhe riparimet.
Pronari
Pamja e pikaveE re
Të gjitha pikat në një muaj, krahasuar me muajin e kaluar.
Lejet e menaxherëve
Çka sheh, shton, ndryshon dhe fshin secili menaxher, faqe për faqe.
HistorikuE re
Çdo ndryshim: kush, kur dhe çka ishte para.
Shumë pika
Çdo pikë ka stafin e vet; grupet, oraret dhe rregullorja janë të përbashkëta.
Rregullat i kontrollon sistemi.
Menaxheri nuk ka nevojë t’i mbajë mend të gjitha. Kur diçka nuk lejohet, sistemi e thotë menjëherë.
Turnet ndërrohen vetë
Paradite dhe pasdite ndërrohen çdo javë, edhe kur kalon viti. Kur menaxheri e ndryshon planin, vlen plani.
Pushime pa përplasje
Nuk dalin me pushim njëkohësisht më shumë njerëz të një grupi dhe roli sesa lejon limiti yt.
QR-ja kontrollohet në server
Ora merret nga serveri, jo nga telefoni. Një foto e kodit nuk mjafton.
Festat në raporte
Festat zyrtare dalin vetë në kalendar dhe në raportin e orëve.
Pushimi pa pagesë në evidencë
Kur miratohet, ditët e punës shënohen vetë si mungesë “Pa pagesë”.
Ndërrimet me kufi
Një ndërrim në ditë për person, dhe në muaj aq sa vendos pronari.
Secili sheh atë që i takon.
Ka katër role. Pronari vendos edhe lejet e çdo menaxheri veç e veç.
Çka bën
Pronari
Menaxheri
Arkatari
Punonjësi
Skanon hyrjen dhe daljen me QR
–
Po
Po
Po
Sheh orarin dhe evidencën e vet
–
Po
Po
Po
Kërkon pushim, ndërrim ose ndryshim
–
Po
Po
Po
Sheh barazimet e veta të arkës
–
–
Po
–
Miraton pushimet dhe kërkesat
Po
me leje
–
–
Bën planin e turneve
Po
me leje
–
–
Dërgon njoftime
Po
me leje
–
–
Sheh të gjitha pikat
Po
–
–
–
Vendos limitet dhe lejet
Po
–
–
–
Sheh historikun e ndryshimeve
Po
–
–
–
“me leje” do të thotë: vetëm nëse pronari ia jep atë leje menaxherit.
Provoje vetë, pa u regjistruar.
Demo është i njëjti program që përdorin klientët, me një kompani të shpikur. Zgjidh një rol dhe kliko ku të duash. Ndryshimet mbeten vetëm në shfletuesin tënd.
Si punonjës: skano QR-në dhe dërgo një kërkesë për pushim.
Si pronar: gjeje kërkesën te Pushimet dhe miratoje.
Sistemi punon në kompjuterin ose serverin e kompanisë (e preferuar) ose online në hosting. Për Windows kemi instalues që i përgatit të gjitha vetë.
1Demo dhe oferta
Ta tregojmë sistemin dhe e bëjmë ofertën sipas numrit të pikave dhe të punonjësve.
2Instalimi
Në serverin tuaj (e preferuar) ose online në hosting. Instaluesi vendos Node.js, MySQL dhe HRSystem.
3Konfigurimi
I fusim pikat, grupet, pozitat, oraret, festat, limitet, rregulloren dhe stafin.
4Mbështetja
Përditësime dhe ndihmë. Si klient ke portalin me versionin, faturat dhe mesazhet me ne.
Local E preferuar
Databaza mbetet te ju. Paneli lokal bën backup çdo natë, e merr versionin e ri me një klik dhe kthehet vetë te i vjetri nëse diçka nuk shkon. Njoftimet vijnë në telefon.
Online
Hapet nga kudo ku ka internet, pa server në kompani.
Pyetje që na bëhen shpesh.
Nëse nuk e gjen përgjigjen, na shkruaj në formën më poshtë ose na thirr.
Instalimi dhe konfigurimi: 999+ €. Çmimi i saktë varet nga sa pika keni, ku do të punojë sistemi dhe nëse doni mirëmbajtje.
A mund ta kemi në serverin tonë?
Po, dhe këtë e rekomandojmë: databaza mbetet te ju. Punon edhe online. Për Windows kemi instalues që vendos Node.js, MySQL dhe sistemin, dhe një panel që bën backup dhe përditësime.
Si punon hyrja me QR?
Në pikë vendoset kodi QR. Punonjësi e skanon me telefon kur hyn, kur del në pauzë, kur kthehet dhe kur del. Ora merret nga serveri.
A duhet aplikacion nga store?
Jo. Hapet nga shfletuesi në çdo telefon ose kompjuter dhe mund të shtohet në ekranin e telefonit si aplikacion.
Në cilat gjuhë punon?
Shqip, anglisht dhe serbisht. Secili person e zgjedh gjuhën e vet; emrat dhe njoftimet mbeten ashtu siç janë shkruar.
Po nëse interneti është i dobët?
Hapet nga memoria e telefonit dhe i përsërit vetë kërkesat kur kthehet lidhja. E kemi provuar me internet mobil.
A mund të kemi disa pika?
Po. Çdo pikë ka stafin, evidencën dhe barazimet e veta, dhe pronari i krahason te Pamja e pikave. Grupet, oraret, festat dhe rregullorja janë të përbashkëta.
Kush i sheh të dhënat?
Punonjësi sheh vetëm të vetat, menaxheri pikën e vet sipas lejeve, pronari të gjitha. Fjalëkalimet ruhen të enkriptuara dhe çdo ndryshim shkruhet në historik.
Na tregoni për biznesin tuaj.
Sa pika keni dhe sa punonjës? Ju kthejmë përgjigje me demo dhe ofertë. Hostingun mund ta zgjidhni edhe më vonë.